
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mblodhi sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mbledhja nisi në orën 08:30 dhe përfundoi rreth një orë më pas.
Takimi u zhvillua pas hetimit ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërsa pas hetimit të SPAK, ajo u shkarkua nga drejtimi i ketij institucioni.
Në mbledhje mori pjesë kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, disa ministra përgjegjës dhe drejtues të institucioneve të sigurisë.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se hetimi ndaj Vlora Hysenit i takon drejtësisë, ndërsa mbrojtja e institucioneve të sigurisë është përgjegjësi e shtetit.
ANËTARËT E KËSHILLIT TË SIGURIMIT
Këshilli i Sigurimit Kombëtar kryesohet nga Presidenti i Republikës.
1. Kuvendi – Kryetari Niko Peleshi
2. Këshilli i Ministrave – Kryeministri Edi Rama
3. Ministria e Mbrojtjes, Ermal Nufi
4. Ministria përgjegjëse për Punët e Jashtme, Ferit Hoxha
5. Ministria e Drejtësisë; Toni Gogu
6. Ministria përgjegjëse për Punët e Brendshme; Ervin Demo
7. Ministria përgjegjëse për Financat; Petrit Malaj
8. Ministria përgjegjëse për Transportin dhe Energjinë; Enea Karakaçi
9. Komisioni i përhershëm parlamentar përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen – kryetari i tij; Bledar Çuçi,
10. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura – Shefi i Shtabit; Arben Kingji
11. Shërbimi Informativ i Shtetit – Drejtori; Elvis Lila
12. Policia e Shtetit – Drejtori i Përgjithshëm. Skënder Hitaj

