E premte, 26 Qershor, 2026
Vendi

Kufizimet “korona” nga 24 dhjetor-5 janar

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në një konferencë mbajtur sot për mediat, ministrja e Shëndetësisë ka njoftuar rregullat gjatë periudhës së festave e më konkretisht nga data 24 dhjetor deri më 4 janar.

Sipas këtyre rregullave,

  1. Kufizohet lëvizja e popullatës nga ora 20:30-06:00 të mëngjesit. Përjashtim vetëm njerëzit që lëvizin për emergjencë shëndetësore, pune apo nevoja të domosdoshme.
  2. Kufizohet shërbimi i bareve dhe restoranteve, fast-foodeve dhe lokaleve që ofrojnë shërbime për klientët, nga ora 20:30 deri në 06:00, hiq shërbimin delivery

Nisur nga situata e Anglisë, ku është hasur një variant i ri i sars-cov 2, ministrja Manastirliu njoftoi se:

“Nga të dhënat e deritanishme të Qendrës Evropiane të Kontrollit të Sëmundjeve, mbi variantin e ri të Sars-Cov 2, të identifikuar në Britaninë e Madhe, e cila gjatë javëve të fundit është përballur me një rritje të shpejtë të rasteve me Covid19, jemi informuar se autoritetet e Britanisë së Madhe dhe vendet e BE po vijojnë kryerjen e hetimeve të tjera epidemiologjike, për të vlerësuar më tej impaktin e këtij variant të ri të Sars-Cov 2. Por nga vlerësimi paraprak i ECDC, ky mutacion i ri i Sars-Cov 2 është në mënyrë të konsiderueshme më i transmetueshëm se variantet që kanë qarkulluar më parë.

Sa më sipër, kemi vendosur pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe, duke filluar nga ora 06:00 e ditës së martë, datë 22 Dhjetor, deri në datë 06 Janar. Po ashtu vendoset masa e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga Britania përmes rrugëve të tjera. Vendosja e izolimit të detyrueshëm 14 ditor vjen si një masë paraprake.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top