E martë, 26 Maj, 2026
Bota

Ministrja e Punëve të Jashtme Britanike lëshon alarmin: “Bota rrezikon një krizë ushqimore botërore”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ministrja e Punëve të Jashtme Britanike, Yvette Cooper, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër në lidhje me pasojat ekonomike të bllokadës së Ngushticës së Hormuzit nga Irani, duke paralajmëruar se bota rrezikon “të rrëshqasë pa dashje në një krizë globale ushqimore”.

Duke folur në një konferencë humanitare në Londër, Cooper deklaroi se bllokimi po paralizon tregtinë ndërkombëtare: “Nafta për Azinë është bllokuar në Ngushticë, plehu për Afrikën është bllokuar në Ngushticë, 20,000 detarë dhe 800 anije thjesht janë bllokuar.”

Sipas ministres, “ekonomia globale po mbahet peng” dhe pjesa jugore e globit po “paguan çmimin më të lartë”, ndërsa tregjet tashmë u tremben të korrave më të dobëta dhe rritjes së mëtejshme të çmimeve të ushqimeve.

Cooper paralajmëroi se “nuk mund të lejojmë që dhjetëra miliona njerëz të vuajnë nga uria sepse Irani ka pushtuar një korridor ndërkombëtar detar”, duke bërë thirrje për ndërhyrje urgjente në tregjet e fertilizuesëve e po ashtu edhe për një përgjigje të koordinuar nga bankat shumëpalëshe të zhvillimit

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top