E shtunë, 30 Maj, 2026
Lajme

Bojkoti Albcontrol/ Kontrollorët procedohen për shpërdorim detyre

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Prokuroria e Tiranës ka çelur një hetim penal për situatën në aeroportin e Rinasit, ku pas bojkotit të djeshëm, nuk është ulur dhe ngritur më  asnjë avion në pistën ndërkombëtare shqiptare. Hetimi ka nisur për veprën penale të shpërdorimin e detyrës dhe Prokuroria e Tiranës, ka sekuastruar gjithë dokumentacionin përkatës e po ashtu po merr në pyetje kontrollorët.

Kujtojmë që mbrëmë në  darkë janë shoqëruar për në polici dhe 26 kontrollorë, një pjesë e të cilëve pasi kanë dhënë intervistat përkatëse në polici janë liruar.  

Policia u ka mbajtur si mjet prove kontrollorëve edhe celularët.

Aktualisht po pyeten 16 prej tyre, dhe prokuroria njofton se pas marrjes së intervistave kontrollorët do të ndiqen në gjendje të lirë.  

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top