E enjte, 9 Korrik, 2026
Lajme

Kirurgu Torba hap petët e lakrorit në shëndetësinë publike. Pranon se po të mos merrnin dhurata e bakshishe, mjekët nuk do rrinin të punonin në spital

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka bërë një prej deklaratave më të forta deri më tashmë në lëmë të mitmarrjes prej mjekwve, kirurgu Torba, i cili lexoi edhe deklaratën në protestën e sotme të mjekëve të spitalit të Traumës për kolegët e arrestuar, ku mes të tjerave thuhej edhe se “bakshishe njerëzit kanë dhënë e do japin, e se problemi është i sistemit shëndetësor”

I ftuar në emisionin Top Talk të Denis Dyrnjasë, Torba thotë i bindur se nëse mjekët nuk do të merrnin bakshishe dhe dhurata nga njerëzit, asnjë s’do rrinte të punonte në spital.

E di sa e ka rrogën një kirurg që punon 30 vjet? i drejtohet ai Denis Dyrnjasë. 80 mije lekë të reja e ka! Më thuaj një kuzhinier, një jurist, që e ka kaq. Nëse mjekët nuk do merrinin bakshishe nga njerëzit, asnjë nuk do punonte në spital, ta them unë, ka thënë i vendosur mjeku, me gjasa një të vërtetë , që gjallon si bindje mes shumë mjekëve, përsa fenomeni i mitmarrjes ose bakshishit, konsiderohet rutinë tashmë nëse sikleti të shpie në spitalin publik.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top