E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Lajme

Nis ashpërsimi i masave ndaj korruptimit të policëve. Arrestohet 21 vjeçari, se tentoi t’i jepte lekë policit për të shmangur gjobën

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Pas takimit të djeshëm të kreut të qeverisë Rama me drejtuesit e sapoemëruar të Policive në rrethe, ku një pikat e prekura prej tij qe dhe dhënia e bakshisheve policëve rrugorë  për mos vënien e gjobave, policia Rrugore e Tiranës arreston një 21 vjecar, i cili qe përpjekur t’i jepte lekë policit, për të shmangur gjobën.

Në njoftimin e bërë prej Policisë Rrugore, bëhet me dije se djaloshi i ka ofruar punonjësit të Policisë një 20 mijë lekëshe të vjetër, dhe menjëherë pas këtij veprimi, policia i ka vënë prangat.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës godet një tjetër rast të mitëdhënies.

Vihet në pranga një 21-vjeçar, pasi tentojë të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative.  

Gjatë këtij viti, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 10 raste të mitëdhënies.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të tentativës për mitëdhënie dhe si rezultat i kontrolleve permanente parandaluese për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, në rrugën “Imer Ndregjoni”, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë konstatuar një drejtues mjeti që po përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë kryerjes së veprimeve policore për shkeljen e konstatuar, drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale A. S., 21 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top