E mërkurë, 27 Maj, 2026
Lajme

Basha prezanton programin për turizmin: do rrisim numrin e turistëve në 15% në vit. Nga 40 mijë të punësuar në turizëm, do t’i bëjmë 80 mijë

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha, ka prezantuar sot planin e PD-së dhe opozitës për turizmin për katër vitet e ardhshme, nëse fitojnë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Mes elementëve të këtij plan/programi, Basha renditi si më të rëndësishmet edhe:

  1. Do rrisim kontributin e drejtëpërdrejtë nga turizmi në ekonominë tonë, nga 8 në 10%;
  2. Të dyfishojmë kontributin ne punesim nga rritja e turizmit në ekonomi, nga 40 mijë në 80 mijë  vende pune;
  3. Të dyfishojmë kapacitetet akomoduese, duke hapur dyert për më shumë turistë, e për pasojë do kemi më shumë vende të reja pune;
  4. Do rris kohëzgjatjen e seonit turistik, përmes diversifikimit të ofertave turistike, bregdetare, malore, rurale, kulturore. Kështu ne do të dyfishojmë kohën e qendrimit të turistëve të tuaj në vendin tonë.  Do t’ju japim atyre më shumë arsye stimuluese për ta vizituar Shqipërinë;
  5. Si rrjedhojë e këtyre masave, angazhohemi të rrisim numrin e turistëve të huaj me 15 % në vit.
Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top