E martë, 26 Maj, 2026
Sport

Guardiola ndërron mendje: do tërhiqem më vonë

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Menaxheri i Manchester City-t Pep Guardiola është shprehur  se mund të rrijë më gjatë   seç e kishte menduar në drejtimin e skuadrës.  49 vjeçari  kishte deklaruar më herët se do tërhiqej së shpejti nga futbolli, për të vazhduar me interesat e tjera që kishte.

Më përpara mendoja se do dilja mjaft shpejt në pension. Kurse tani mendoj të plakem dhe ca. Kështu që, nuk e di, është shprehur për mediat e huaja.

Spanjolli ka firmosur një kontratë të re dy vjeçare me City-n në nëntor dhe ka fituar disa trofe të rëndësishme për klubin.

Përpara se të vinte në Manchester, Guardiola që këtë vit feston 50 vjetorin, ndenji  4 vite si  trajner i Barcelonës, dhe 3 në krye të Bayern Munich.

Eksperienca të ndihmon,  është shprehur ai, sidomos me mënyrën si jetoj unë profesionin.

Pesë vite janë koha më e gjatë që Guardiola ka kaluar me një ekip si menaxher, dhe që kur është bashkuar me City-n në 2016-n, ka fituar dy tituj Premier League, FA Cup, dhe disa Kupa Lige.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top