E martë, 4 Gusht, 2026
Sport

ME FOTO: “Lamtumirë Franco Baresi! Ka vetëm një kapiten!”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit


Mijëra njerëz u mblodhën jashtë Bazilikës së Sant’Ambrogio-s në Milano për t’i dhënë lamtumirën e fundit Franco Baresit.

Flamuri kuqezi me numrin 6 — një simbol i përhershëm i Curva Sud — valëvitej qysh dy orë para fillimit të ceremonisë mortore, i shoqëruar nga duartrokitjet e tifozëve dhe thirrjet “ka vetëm një kapiten”.

Një pankartë e madhe u shpalos nga Curva Sud e Milanit në ndërtesën përballë kishës, ku shkruhej: “Legjendë e pavdekshme, flamur i pashoq, që nuk do të pushojë kurrë së valëvituri. Lamtumirë, Kapiten!”

Brenda në kishë ndodheshin të pranishëm shumë ish-bashkëlojtarë të Milanit. Duartrokitje të gjata mikpritën mbërritjen e Maldinit dhe Van Bastenit, së bashku me Tassottin dhe Virdisin.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top