E dielë, 31 Maj, 2026
Politikë

Grida Duma padit penalisht Erjon Velinë: “Është në detyrimin e tij të vërtetojë shpifjet që ka bërë”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kandidatja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka paraqitur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë, padinë për shpifje ndaj kreu të Bashkisë Erion Veliaj.

Ndëshkimi nuk është më luks, u shpreh Duma përpara gazetarëve. I jemi drejtuar Gjykatës së Shkallës së parë, dhomës penale, sepse qëndron në detyrimin e shtetasit Erion Luan Veliaj, të vërtetojë saktësinë e shpifjeve të tij. E parashikon ligji që është në detyrën e deklaruesit, të vërtetojë vërtetësinë e deklarimeve, deklaratave apo shpifjeve që bën. Dispozita ligjiore është neni 120 paragrafi 2, në Kodin Penal, dhe dëmi i parashikuar do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja dhe, në varësis të asaj që do vendosë gjykata, do t’i shkojë shtetit shqiptar dhe askujt tjetër.

Por ajo që jemi sot këtu dhe duhet ta përmendim, është që drejtësia nuk është vetëm gjykim, por është edhe  besim. Ne jemi këtu, se besojmë që institucionet vihen në veprim edhe duke bërë ne veprimet e duhura, por edhe duke u dhënë mbështetjetn qoftë edhe me prezencë politike, që drejtësia të nisë gjykimin e gjithçka tjetër.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top