E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Politikë

Basha promovon librin: “Politika më e mirë është ajo që i zgjidh problemet pa teatër”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kreu i PD-së Lulëzim Basha, krahas fushatës elektorale, ka nisur të promovojë edhe librin e tij “Misioni im”. Me këtë libër, shprehet ai, dua të ndaj me ju qasjen time për politikën shqiptare dhe statusin e saj në shoqërinë tonë. Politika më e mirë sipas meje, është ajo që ndikon në jetën e njerëzve në mënyrë të përditshme, por pa i bezdisur ata, pa e çuar shoqërinë në një gjendje të pandërprerë ankthi dhe pasigurie, pa protagonizëm agresiv të saj me zë e figurë. Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, përmes vendimmarrjes së mençur, të drejtë, të përgjegjshme e largpamëse, si një mision që vetëm ajo mund ta kryejë.

Kujtojmë që libri i shkruar nga Basha ka ngjallur shumë reagime, jo vetëm për mometin kur u botua, por edhe për brendinë e tij, brendi e cila më së shpeshti është shënjstruar për moskoherencat e fakteve e të ngjarjeve të rrëfyera.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top