E shtunë, 13 Qershor, 2026
Politikë

Basha premton rindërtimin e Teatrit Kombëtar: “Ai e prishi nga kompleksi që ka ndaj artit dhe artistëve”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në takimin e tij në Vlorë me artistët Bujar Asqeriu, Mane Lumani dhe Afrim Agalliu, kreu i PD-së Lulëzim Basha, premtoi mes të tjerave se do ta ngrinte Teatrin Kombëtar aty ku ishte dhe si ishte.

Artistët në përgjithësi, tha aktori Bujar Asqeriu, janë të pakënaqur nga politika, sepse politika i ka  anashkaluar, nuk i ka vlerësuar, nuk ka investuar për artin. Edhe një teatër që kishin e rrafshuan. Tirana tani është pa teatër. Tirana, kur ka vajtur 1 milionë banorë minimumi, dhe në kërkesat  e Bashkimit Evropian, për 100 mijë banorë duhet të ketë një teatër, duhet të ketë minimumi 10 teatro. Ku janë 10 teatro në Tiranë? Dhe atë që ishte e shkatërruan, prandaj nesër, i nderuar zoti Basha, teatrin ta çoni atje ku ishte, see aty është fryma e atyre që nuk jetojnë dhe e atyre  që nuk do të jenë nesër.

Ky është zotim im – iu përgjigj lideri i PD-së aktorit Asqeriu, aty ku ishte, ashtu siç ishte. Teatri është më shumë se teatër. Është demokraci. Pandaj goditet. E kanë bërë jo nga padija, injoranca apo indoktrinimi, e kanë bërë  për një aferë korruptive. Kanë prishur një vepër që simbolizionte dashurinë për artin dhe e kanë bërë nga kompleksi që ai ka ndaj artit dhe artistit.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top