E shtunë, 30 Maj, 2026
Bota

Joe Biden merr dozën e parë të vaksinës: “Mos kini frikë”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një transmetim të drejtëpërdrejtë televiziv, ditën e hënë, pasdite, ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Jam gati, u shpreh ai teksa shfaqej përpara telekamerave në një qendër mjekësore duke  përveshur mëngën.

Pas vaksinimit, Bideni falënderoi shkencëtarët dhe punonjësit mjekësorë, duke thënë se përpjekjet e tyre kanë qenë “thjesht fantastike’’. Ndërkaq, ai nuk harroi gjithashtu, t’i bënte qejfin edhe Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se mendonte që administrata meritonte mirënjohje,  që e kishte bërë të mundur të gjithën këtë.

S’ka asgjë për t’u shqetësuar, u shpreh ai, teksa njoftoi që edhe e shoqja, Jill Biden, e kishte marrë dozën e parë që herët në mëngjes. Veprimi i Bidenit, qe për t’u treguar amerikanëve, se vaksina të tilla nuk janë problematike.

Deri më tani, sipas të dhënave të Johns Hopkins University, Covid 19 u ka marrë jetën të paktën 317.684  peronave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka infektuar thuajse 17,9 milioni të tjerë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top