E mërkurë, 3 Qershor, 2026
Bota

Kina pezullon fluturimet me Anglinë: frikë mos merr koronavirusin e ri

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Sipas të përdtishmeve kineze, Kina ka vendosur të ndërpresë udhëtimet me Anglinë, për të parandaluar përhapjen e variantit të koronavirusit të ri

Administrata e Aviacionit Civil të Kinës, ka njoftuar agjencitë vendase dhe ndërkombëtare, që të pezullojnë fluturimet mes Kinës dhe Mbretërisë e Bashkuar, nga e hëna deri më 10 janar

Njoftimi u bë fillimisht ditën e enjte, nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Kineze Wang Wenbin.

Kina e merr këtë vendim duke pasur parasysh natyrën e variantit të ri të virusit dhe ndikimin e mundshëm që mund të ketë ai,  u shpreh Wenbin, gjatë një konferencë në Pekin. Kina ka marrë referenca edhe nga vendet e tjera, sqaroi ai, dukë bërë të ditur se Kina do ta ndiqte nga afër situatën.

Kujtojmë që ewdhe vende si Gjermania, Kanadaja apo Franca, pezulluan udhëtimet nga Anglia, e po ashtu, edhe Londra shpalli karantinën për të njëjtën arsye.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top