E premte, 29 Maj, 2026
Politikë

Basha nga Shkodra rrethohet prej militantëve entuziastë. Shkel sërish rregullat e pandemisë (video)

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kreu i PD-së Lulëzim Basha sapo ka postuar në fejbukun e tij një video ku shquhet mes mbështetësve të tij në zonën e Shkodrës.

Në video shquhen qartë mbështetësit teksa thërrasin ‘Rama Ik’ e duke rrethuar dhe përqafuar entuziast liderin e PD-së, por duke shkelur njëkohësisht edhe rregulloren e pandemisë për grumbullimet në publik, e po ashtu edhe masat që nevojitet të respektohen për të shmangur infektimet me covid-19, si distancimi 1.5 metra apo maskat.

Kujtojmë që jo më larg se sa një javë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve, konfirmoi që masa e mosgrumbullimeve publike, mbetej ende në fuqi, për hir të numrit të lartë të infektimeve.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top