E shtunë, 27 Qershor, 2026
Bota

Emmanuel Macron pozitiv me covid-19. Të tjerë liderë në izolim

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Presidenti francez Emmanuel Macron ka rezultuar i prekur me covid-19, dhe si pasojë janë izoluar një sërë krerësh qeveritarë të vendeve të tjera dhe të Francës gjithashtu.

Për shkak se kishin drekuar me të në Paris të mërkurën, në vetë-izolim kanë shkuar edhe António Costa, kryeministri i Portugalisë,  kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez, si dhe Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian, të cilët po kishin drekuar me të të hënën gjatë një përvjetori.

Ndërkaq, vetëizolimet nuk janë ndalur këtu:  edhe Jean Castex, kryeministri i vendit, i cili kishte marrë pjesë  pjesë në takimin javor të kabinetit të mërkurën në Elize, është vetëizoluar gjithashtu. Dhe në izolim ka shkuar edhe  Richard Ferrand, kreu i Asamblesë Kombëtare franceze.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top