E martë, 26 Maj, 2026
Shëndetësi

Gati vaksina e parë anti-covid-19: më shumë se 90% e efektshme

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

“Vaksina jonë funksionon”, ka deklaruar kompania gjermano-amerikane Pfizer dhe BioNtech, në deklaratën për shtyp bërë në faqen e vet zyrtare. Sipas tyre, vaksina e ka kaluar me sukses fazën 3, dhe është më shumë se 90% e efektshme.

Sot është një ditë e madhe për njerëzimin, shprehet Dr. Albert Bourla, kryetari dhe CEO-ja i Pfizer. Rezultatet e para të testimit të fazës 3, dëshmuan se vaksina jonë është e aftë ta ndalë Covid-19. Ne mbërritëm në këtë pikë të zhvillimit të vaksinës, në një fazë delikate të situatës së shoqërisë, kur botës i nevojitet më shumë se kurrë, me shtimin e tejskajshëm të numrit të të infektuarëve, me spitalet që nuk kanë më vende, e me ekonomitë që po përpiqen të rimëkëmben. Me lajmin e sotëm, ne kemi hedhur një hap domethënës drejt të shumëpriturës vaksinë, për t’i dhënë fund kësaj krize shëndetësore.

Në deklaratë theksohet se:

a) vaksina ka rezultuar e efektshme në 90% të rasteve,

b) se në testimet e fazës 3 kanë marrë pjesë 43.538, 42 % me begraunde të ndryshme shëndetësore, tek të cilët nuk është vërejtur asnjë efekt anësor,

c) se do nisin bisedimet me FDA-në për të nisur prodhimin e saj

d) e se do vazhdojnë të mbledhin të dhëna për efektet e saj, në mënyrë që të sigurohen edhe më tej për rezultatet e mbërritura.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top