E martë, 26 Maj, 2026
Bota

Australia miraton ndalimin e rrjeteve sociale për adoleshentët. Jo, deri në 16 vjeç

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Senati i Australisë ka miratuar së fundmi ligjin më të rreptë sa u takon mediave sociale për fëmijët dhe adoleshentët.

Nga fundi i viti të ardhshëm, fëmijëve dhe adoleshentëve do t’u ndalohet përdorimi i mediave sociale, pasi Senati miratoi një prej ligjeve më të rrepta në botë.
Psikologia e fëmijëve dhe adoleshentëve Clare Rowe, ka pohuar se ndalimi i mediave sociale për moshat nën 16 vjeç ka “trimëruar” prindërit në mbajtjen e fëmijëve sa më gjatë prej rrjeteve sociale, edhe pse ligji nuk do të hyjë në fuqi deri në vitin 2026.

Ky ndalim do të bëjë që kompanitë e teknologjisë të gjobiten me 50 milionë dollarë nëse nuk i pengojnë të rinjtë nën moshën 16 vjeçare të përdorin platformat e tyre. Kjo do të thotë se kushdo nën moshën 16 vjeç, do të bllokohet nga faqet si TikTok, Instagram, Snapchat dhe Facebook.

Koalicioni argumentoi se masa ishte e nevojshme për të mbrojtur shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve dhe adoleshentëve, pavarësisht se ligji u kritikua si i nxituar.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top