E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Bota

Zbulohet geni vrasës/ Historia e rrallë e gruas që akuzohej së vrau foshnjat  e saj

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

U deshën më shumë se njëzet vjet për të zbuluar që Kathleen Folbigg, e dënuar me 40 vjet burg në 2003-in për vrasjen e katër fëmijëve të saj në moshë foshnjore, është mbartëse e një mutacioni gjenetik që mund të ketë shkaktuar vdekjen e fëmijëve.  

Vdekja e foshnjave

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, i vogli Kaleb vdiq më 1989, kur kishte vetëm 19 vite jetë. Dy vite më vonë, të njëjtin fat pati edhe i vëllai i tij, Patriku. Fëmija ishte 8 muajsh dhe vuante prej epilepsisë. Vite më pas, vetëm 10 muajshe, vdiq Sarah, vdekja e së cilës u pasua në 1999-n nga vdekja e foshnjës së fundit Laura. Për hir se të gjitha ndodhën kur foshnjat ishin në djep, gjykatësi i konsideroi  të gjitha vrasje. ‘Vdekja e një fëmije është tragjedi, kur vdesin dy është e dyshimtë, tre përbëjnë vrasje’. Kjo ishte hipoteza e e pediatrit të famshëm britanik, Roë Meadoë, mbi të cilën bazohej akuza, një akuzë kjo e mbështetur edhe prej mjekut ligjor.  ‘Nuk kam parë kurrë katër vdekje natyrale në të njëjtin djepm e në të njëjtën familje’, citohet të jetë shprehur ai.

Quajtur ndryshe prej shtypit britanik edhe si ‘mamaja killer’, Kathleen Folbigg këmbëngulte se ajo ishte e pafajshme. Pavarësisht kësaj, në ditarin që iu dorëzua aso kohe gjykatës prej të shoqit, u gjetën fjalë të dykuptimta si ‘me pak ndihmë’, ndaj ajo u dënua në 2003-in me një dënim prej 40 vitesh.

Rishikimi i çështjes

Përpjekja e parë e rishikimit, në 2019-n, nuk solli asgjë të re. Kthesa ndodhi në 2021-in, kur një grup i udhëhequr prej shkencëtares Carola García de Vinuesa, dëshmoi që e ëma dhe dy vajzat kishin një  mutacion vdekjeprurës të genit CALM2. Sipas të gjitha gjasave, ka qenë pikërisht prania e këtij geni, ai që kishte shkaktuar një aritmi kardiake dhe vdekjen e beftë të të voglave në gjumë.

Kërkuesja spanjolle, që tanimë ndodhet në Francis Crick Institutin e Londrës, dhe kolegët e saj, dëshmuan që edhe dy fëmijët meshkuj të Kathlenës, kishin sëmundje me origjinë genetike. Patriku vuante nga encefalopatia epileptike, kurse Kalebi kishte problem me frymëmarrjen. Kështu, mbi bazën e këtyre elementëve të rinj, përfaqësuesi i hetuesisë deklaroi se ‘tërësia e provave lë dyshime të konsiderueshme mbi fajësinë e gruas’,  gjë që nënkupton një rishikim të cështjes për lirimin e gruas.

Vendimi për ta liruar atë, i përket në fakt një figure politike, laburistit Michael Daley, prokurorit të përgjithshëm të Neë South Wales. Kathleen, nga sa raporton Ansa, ka kaluar një jetë tejet të  vështirë,  e cila është shenjuar prej vdekjes së të ëmës, goditjes me thikë prej të atit kur ajo ishte vetëm një vjeçe e gjysmë, vdekja e 4 bijëve përgjatë dhjetë viteve, lufta me të shoqin që e akuzoi për vrasjet,  dhe në fund urrejtja e një kombi të tërë, media e të cilit e trajtoi çështjen pa mëshirë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top