E premte, 26 Qershor, 2026
Lajme

“Çamçakëzi që përgjum fëmijët”, reagon policia

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka reaguar menjëherë Policia e Shtetit sa i takon “çamçakëzit që përgjum fëmijët”.

Në njoftimin e sapo bërë prej saj, thuhet se shërbimet e policisë kanë marrë kontakte të menjëherëshme me stafet pedagogjike të të gjitha shkollave në Tiranë, dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit në fjalë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

Tiranë

Në lidhje me një lajm të publikuar ditën e sotme, në disa media dhe portale, në të cilin thuhet se në një shkollë në Tiranë, është evidentuar rasti i përdorimit të një çamçakëzi që përgjum fëmijët, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë menjëherë pas publikimit kanë marrë kontakte me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të të gjitha shkollave të Tiranës, dhe po ushtrojnë kontrolle për verifikimin e rastit në fjalë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë në rast konstatimi të këtyre substancave.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të këtij rasti të publikuar.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top