E hënë, 1 Qershor, 2026
Lajme

Basha për ish të përndjekurit: 100 euro mbi pensionet, muze për viktimat e komunizmit

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në prezantimin e programit të Partisë Demokratike për ish të përndjekurit në vend, Basha u shpreh se pas 25 prillit, jo vetëm që do t’u jepte atyre vendin që u takonte, por edhe shpërblimin financiar të merituar për vuajtjet nën regjimin komunist.

Disa nga pikat për të cilat ai u angazhua se do të fokusohej nëse fitonte zgjedhjet, ishin:

  1. Institucion i përhershëm, me një fond të përhershëm, deri në përfundimin me sukses të këtij misioni, që është evidentimi i eshtrave të personave të zhdukur gjatë komunizmit;
  2. Angazhohem që ditët e para në qeveri të krijojmë instrumentin dhe fondin, për gjetjen e trupave të pushkatuar që regjimi komunist i la pa varre, dhe ta financojmë atë deri në përfundimin e plotë të këtij procesi dhe përmbylljen e tij brenda një kohë sa më të shkurtër;
  3. Do ofrojmë bursa studimi dhe kredi të buta për banesa çifteve të reja nga pasardhësit e të përndjekurëve politikë;
  4. Do të subvencionojmë shërbimet shëndetësore dhe rrisim pensionet për të përndjekurit nga komunizmi, si dhe, po shikojmë mundësinë që ish të burgosurëve politikë t’u jepen nga 100 euro shtesë mbi pensionin  e tyre;
  5. Atyre që kanë vuajtur punën skllavëruese në minierat e Spaçit, Qafbarit, do t’u mundësojmë një pension si të minatorëve, për ato vite që kanë punuar aty;
  6. Do dënojmë simbolet e komunizmit në Shqipëri dhe do fusim  në sistemin arsimor edukim të veçantë për këtë periudhë te errët të historisë sonë;
  7. Angazhohem për ngritjen e muzeut në nderim të viktimave të komunizmit dhe do përpiqemi me ngulm të kërkojmë fatin e atyre që u ekzekutuan prej tyre;
  8. Angazhohem për ngritjen e monumenteve kujtimore në respekt të personaliteteve të veçanta, ngjarjeve të veçanta historike dhe sakrificave të të përndjerkurve politikë dhe rezistencës së tyre gjatë diktaturës;
  9. Angahohem për miratimin e një ligji për pastrimin e figurës, që nuk do të jetë vetëm një distanicim një herë e mirë nga diktatura gjakatare 50 vje[are, por edhe një apologji për tridhjetë vitet  e munguara;
  10. Do garatojmë që ky kapitull i errët i historisë sonë, të mos kthehet kurrë.
Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top