E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Opinion

“Vini nën hetim SPAK-un!”, nga Klodian Tomorri

· 4 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Justifikimi i djeshëm i SPAK për tenderat emergjente të Covid-it, ishte i turpshëm. Prokuroria pranon që kitet u blenë me çmim 3 herë më të shtrenjtë se tregu, por sipas saj ministria e Shëndetësisë nuk ka faj.

As anëtarët e Komisionit nuk kanë faj – thotë prokuroria- përveçse duhet të jenë më vigjilentë herën tjetër dhe të verifikojnë çmimet e tregut ndërkombetar. Çmenduri!

Ajo që ka ndodhur është e qartë. Respiratorët nga 2 mijë euro që kushtonin në treg, u blenë me 6400 euro. Kitet nga 2 dollarë u blenë me 6 dhe 9 dollarë. Qytetarëve shqiptarë iu grabitën miliona euro, ndërsa Spak thotë se nuk ka vepër penale, thjesht komisioni gaboi pak, se nuk verifikoi çmimet në tregun ndërkombëtar.

Vini nën hetim SPAK-un pastaj. Ose detyrojini prokurorët t’i kthejne ata lekët e qytetarëve, që avulluan me tenderat e Covid-it. Kaq e thjeshtë është.

Ku ka garë në botë që prokurohet me vlerë tri herë me e larte se tregu, dhe nuk mban njeri përgjegjësi. Nuk është 10 përqind më shumë, as 20 përqind. Madje as 100 përqind. Është trefish. Janë miliona euro, që u janë marrë qytetarëvë padrëjtësisht, duke shfrytëzuar krizën. Ndërsa disa njerëz vdisnin nga virusi, disa të tjerë fitonin miliona, duke bërë biznes me vdekjen. Kjo ka ndodhur me vigjilentet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë, ajo kompania që del tek përgjimet e Ndraghetës, ka marrë miliona e miliona euro tendera publike, pikërisht nga Ministria e Shëndetësisë. Madje, më 2017-ën, kur kanë ndodhur ato përgjimet, KLSH e ka klasifikuar si peshkaqenin më të madh të buxhetit të Shëndetësisë. Të parën. Por edhe këtu ka qenë çeshtje vigjilence, si gjithmonë.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top