E martë, 26 Maj, 2026
Microgreen

Rizoto alla milanese

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit
Nga shef Mondi

\n\n

Për 4 persona

300 gramë oriz super fin për rizoton, (tip Vialone Nano, Carnaroli) etj.

80 gramë gjalpë

60 ml verë të bardhë

 1 litër lëng mishi

20 gramë palcë viçi

1 qepë mesatare

0,30 gramë ose 40 pistila shafrani

50 gramë djath parmigiano

Kripë, sipas dëshirës

Qërojmë qepën dhe e grijmë hollë.

E kaurdisim për 5 minuta në një tigan të thellë, me 20 gramë gjalpë dhe palcën.

Shtojmë orizin, dhe e kaurdisim me zjarr  të fortë për 1 minutë, duke e përzier vazhdimisht.

E shuajmë me verën e bardhë dhe e përziejmë derisa të avullojë.

I shtojmë lëng mishi me garuzhde, pak nga pak, duke e trazuar vazhdimisht. Vazhdojmë kështu për 16 deri 18 minuta.

Në gjysmën e kohës së gatimit, shtojmë pistilat e shafranit zbutur në pak ujë të vakët, ose direkt shafranin, nëse e kemi pluhur, pastaj e rregullojmë me kripë.

E heqim nga zjarri kur është akoma paksa e lëngshme. I shtojmë gjalpin shumë të ftohtë dhe djathin parmigiano dhe e përziejmë, derisa të krijohet një krem i lidhur mirë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top