E mërkurë, 27 Maj, 2026
Lajme

Kampionët e antikorrupsionit: Shqipëria mes 12 vendeve në botë me problematikë drejtësinë

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në raportin e paraqitur në ditën e djeshme prej Departamentit Amerikan e Shtetit, ku mes 12 personave të zgjedhur si kampionë të antikorrupsionit qe dhe gjyqtari Dvorani, bie në sy lista e vendeve prej nga janë përzgjedhur fituesit.

Përveç Shqipërisë në Ballkan, duket se dhe Ukranina në Evropë ka të njëjtat probleme me sistemin e drejtësisë, ndërkohë që vendet e tjera të listuara nga DASH, vijojnë nga Amerika e Jugut me Guatemalën dhe  Ekuadorin; në Afrikë me Sierra Leonen; Libinë, Guinenë, Irakun në Lindjen e Mesme; Indinë dhe Filipinet në Azi, Mikronezinë në Oqeani dhe Kirkizin në Rusi (Azinë Qendrore).

Sa më poshtë, të shpallurit kampionë të antikorrupsionit, shpallur nga Departamenti Amerikan i Shtetit:

Ardian Dvorani, gjyqtar, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Shqipëri;

Diana Salazar, Prokurore e Përgjithshme, Ekuador;

Sophia Pretrick, këshilltare investigative, Shtetet e Bashkuara të Mikronezisë;

Juan Francisco Sandoval Alfaro, Shef i prokurorëve special kundër korrupsionit dhe Pandëshkueshmërisë, Guatemalë;

Ibrahima Kalil Gueye, kreu dhe bashkëthemeluesi i Organizatës për ndryshim pozitiv, Guine;

Anjali Bhardwaj, anëtare aktive Lëvizjes për të drejtën e informimit, Indi;

Dhuha A. Mohammed, Drejtori i përgjithshëm për Pagesat elektronike në Bankën Qendrore, Irak;

Bolot Temirov, gazetare investigative dhe kryeredaktore e Factcheck.kg, Republika e Kirikizit;

Mustafa Abdullah Sanalla, shef i Korporatës Shtetërore të Naftës, Libi;

Victor Sotto, Kryebashkiak i Pasig,  në FiIipine;

Francis Ben Kaifala,  komisioner në komisionin anti-korrupsion, Sierra Leone;

Ruslan Ryaboshapka,   ish-prokuror në Ukrainë;

Kujtojmë që  në 2006  Amerika ka miratuar konventën e SHBA kundër korrupsionit, konventë e cila është përqafuar edhe prej Shqipërisë.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top