E martë, 26 Maj, 2026
Lajme

Ministrja Kushi jep lajmin: “Nga e hëna mësimi nëpër klasa, rinis arsimi parauniversitar”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Evis Kushi, ministrja e Arsimit, ka njoftuar në një deklaratë për media,  se qysh këtë të hënë, nxënësit e arsimit parauniversitar mund të kthehen në bankat e shkollës.

Ministrja Kushi bëri me dije që pavarësisht rikthimit në shkollë, sërish masat anti-covid, duhej të ruheshin në mënyrë rigoroze, për të shmangur risqet e mundshme.

Më në fund, tha Kushi, për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, nga klasa e parë në të 12, mësimi  do të zhvillohet në mjediset fizike të shkollave cdo ditë të javës. Të gjitha institucionet tona arsimore, janë gati për këtë skenar që në fillim të javës tjetër, duke ruajtur dhe respektuar rregullat e higjenës dhe të distanicimit fizik, siç janë përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë. Njësoj si në fillim të këtij viti shkollor, do të lihet në dorën e shkollave fleksibiliteti  për të hartuar grafikët për zhvillimin e procesit mësimor sipas këtij skenari, qoftë ai me një, dy apo më shumë turne, në varësi të numrit të nxënësve apo kushteve të shkollës. Dua të theksoj që kanali I dedikuar RTSH shkollë dhe platforma onlajn akademi.al, do të vazhdojnë të jenë në dispozicion të nxënësve dhe mësuesëve

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top