E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Lajme

Grida Duma viziton një familje në Golem: e rrënuar nga tërmeti dhe me faturë energjie si biznes

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në rutinën e saj elektorale, kandidatja e PD-së Grida Duma, ka vizituar sot shtëpinë e një zonjeje në Golem, e cila shprehej se nuk kishte marrë as bonus qeraje siç pretendon qeveria, por qe futur në borxhe rreth 2 milionë e ca lekë, për të rregulluar shtëpinë e prishur prej tërmetit.

Një prej shqetësimeve të tjera që zonja ngriti, ishte dhe fatura energjisë elektrike, e cila i kishte shkuar mbi 100 mijë lekë të vjetra për shkak se figuronte si biznes, e për të cilën zyrat e shtetit i kishin kërkuar rreth 800 mijë lekë, që të rregullonin gabimin.

Zonja pohoi se në shtëpinë thuajsë 30 metra katrorë, rronin vetë i shtatë, të gjithë të papunë.  

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top