E martë, 3 Nëntor, 2026
Lajme

Komiteti Teknik i Ekspertëve: “Kemi një shtim të lehtë të numrave, arsimi parauniversitar kthehet në klasa”

· 2 min lexim ·
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve, gjatë këtyre ditëve është vënë një rritje mjaft e lehtë e numrit të të infektuarëve, edhe pse të dhënat mbi të cilat Komiteti referon situatën, paraqesin përgjithësisht ulje.

Sipas drejtoreshës së ISHP-së Albana Fico, dy ditët e fundit vihet re një rritje e lehtë e numrave të të infektuarëve, ndërkohë që incidenca 2 javore tregon ulje, e po ashtu edhe numri i rasteve aktive. Numri i Bashkive të prekura mbetet i njëjtë, raporti i prekjeve burra-gra i njëjtë, numri i të shtruarve nëpër spitalet Kovid 1 dhe 2  ka pësuar ulje e po ashtu edhe personat në intubim.

Ndëkaq, sipas kreut të Urgjencës Brataj, tek 127 ka pasur një rritje të thirrjeve, e cila jo rrallë lidhet edhe me efektet anësore të vaksinave. Sipas Bratajt ka një rritje të banesave në vizitë.

Mobileri

Nisur nga të dhënat për periudhën dy javore, të cilën  Komiteti e cilësoi si “situatë të qendrueshme me tendencë rritjeje”, mbeten në fuqi masat e deri më tanishme, dhe arsimi parauniversitar nga onlajn, kalon në klasë, duke respektuar me rigorozitet masat anti-covid.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top