E martë, 26 Maj, 2026
Shëndetësi

Rama niset në kërkim të vaksinës: sy më sy me prodhuesit

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Teksa Anglia nis të hënën vaksinimin masiv të popullsisë, kurse Rusia e ka nisur sot, ndërkohë që Italia ka planifikuar deri në mes të janarit, vaksinimin e 1.7 milion italianëve, kryeministri Rama ka njoftuar  në tuiterin e tij, se është rrugës për në Amerikë, për të biseduar me prodhuesit e vaksinës.

Sigurimi i vaksinës sa më parë, është një prioritet i luftës sonë, kundër Armikut të padukshëm, dhe s’do lëmë gurë pa luajtur, derisa vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës, i shërben këtij qëllimi.

Rrugës për në Shtetet e Bashkuara! ka shkruar ai.

Nuk dihet ende se kë do takojë konkretisht kryeministri në Amerikë për të biseduar dhe a do jenë të interesuar prodhuesit e saj për një treg si Shqipëria. Ajo që dihet, është se jo më larg se dje, Biden-i, presidenti që pritet të ngjitet në karrigen e presidentit të Amerikës, ka deklaruar se gjëja e parë që do t’u kërkojë shtetasve amerikanë, është mbajtja e maskës për 100 ditë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top