E mërkurë, 27 Maj, 2026
Kronikë

“U zumë keq atë natë. Një moment, ajo vërviti fëmijën në shtrat dhe më tha të ikja nga shtëpia”. Merr fund misteri i vrasjes në Glyka Nera, burri pranon krimin

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Zbulohet më në fund misteri i vrasjes së 20 vjeçares britanike Caroline Crouch në Glyka Nera të Greqisë, një ngjarje që ka mbajtur në fakt pezull për më shumë se 1 muaj, opinionin publik në mbarë botën.

Rreth një muaj më parë, më 11 maj të 2021-it,  20 vjeçarja britanike Caroline Crouch gjendet  e mbytur në shtëpinë e saj me foshënjën 11 muajshe pranë, ndërkohë që i shoqi, Babis Anagnostopoulos, një 33 vjeçar grek, deklaron se kishte qenë një bandë hajdutësh e përbërë prej tri personave që nuk flisnin greqisht, ajo që e kishte mbytur, për t’u marrë paratë që kishin në shtëpi, pasi i kishin lidhur atij sytë e lidhur pas shtratit, e pasi kishin mbytur qenin e shtëpisë.

Nisur prej deklaratave të tij, fillimisht policia greke u fokusua në grupet e krimit që u përafroheshin më tepër përshkrimeve të bashkëshortit të së resë,  duke iu vënë pas tri të dyshuarëve, mes së cilëve edhe një shqiptari, që u përfol gjatë në mediet greke si autor i krimit, ndërkohë që ai vetë, shfaqej tejet i pikëlluar krah familjarëve të saj, me foshnjën e tyre në krah, duke u ngashëryer për humbjen dhe pamundësinë e të voglit  për të njohur të ëmën.

Pas pesë javë kërkimesh, duke mos mbërritur asgjëkundi  pavarësisht hetimeve të shumta, hetimi për vdekjen e të resë mori mbrëmë një drejtim të ri, duke zbuluar më në fund se çfarë kishte ndodhur natën e 11 majit dhe se përse 20 vjeçarja Caroline u gjend e mbytur me foshnjën pranë.

Sipas policisë greke, pranuar tashmë edhe nga vetë bashkëshorti i Carolinës, Babis Anagnostopoulos, kishte qenë pikërisht ai që e kishte mbytur të shoqen për vdekje, pas sherrit që kishin pasur dhe kërcënimit të saj se do ta linte bashkë me fëmijën.

“Atë natë u zumë herët, mësohet të ketë deklaruar ai në polici. Një moment, ajo vërviti fëmijën në shtrat dhe më tha të ikja nga shtëpia. Më shtyu e më goditi me shkelma. Kapa diçka, e mbyta me jastëk,  dhe pastaj sajova ardhjen e hajdutëve”.

Sipas policisë greke, qe fitness tracker (ora e fitnesit) që e reja mbante në dorë, e cila kishte hedhur poshtë deklaratat e derimëtanishme të bashkëshortit, duke e detyruar më në fund të pranote krimin. Ajo tregonte se zemra e Karolinës kishte rreshtur së rrahuri shumë më parë se koha e treguar si e mësymjes së hajdutëve, e po ashtu edhe gjurmuesi në telefonin e vetë bashkëshortit, dëshmonte se ai kishte bërë ece-jake gjithë natën, pavarësisht se kishte deklaruar që kishte qenë i lidhur për tërë natën pas shtratit pas hajdutëve.

Çifti qe njohur katër vite më parë në ishullin  e  Alonissos, ku e reja qe zhvendosur me të ëmën dhe të atin qysh në moshën 8 vjeçare. Ata  martuar më 2019-n  dhe në qershor të 2020-s Carolina kishte sjellë në jetë birin  e tyre, i cili këtë muaj ka festuar ose feston edhe  1 vjetorin e lindjes.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top