• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E hënë, 30 Qershor, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    Samiti i NATO-s në Hagë, marrëveshja për 5% e PBB-së/  Çfarë thotë dokumenti i përbashkët

    Samiti i NATO-s në Hagë, marrëveshja për 5% e PBB-së/ Çfarë thotë dokumenti i përbashkët

    NATO-JA/ Ja pse Spanja i tha jo 5%  për shpenzimet ushtarake. Arsyet e Sanchezit dhe përplasja me Trumpin

    NATO-JA/ Ja pse Spanja i tha jo 5%  për shpenzimet ushtarake. Arsyet e Sanchezit dhe përplasja me Trumpin

    Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës në Ballkanin Perëndimor. Shkak korrupsioni brenda qeverive

    Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës në Ballkanin Perëndimor. Shkak korrupsioni brenda qeverive

    Tërmet në Kamëz 4.1 ballë. Tronditen Tirana dhe rrethinat

    Tërmet në Kamëz 4.1 ballë. Tronditen Tirana dhe rrethinat

    LiDL irlandez apel qytetarëve: “Mos e blini këtë air frayer”

    LiDL irlandez apel qytetarëve: “Mos e blini këtë air frayer”

    LiDL merr statusin e investitorit strategjik, gjiganti gjerman i supermarketeve do të investojë në Shqipëri 105 mln euro. Çfarë parashikon projekti me 2500 të punësuar

    LiDL merr statusin e investitorit strategjik, gjiganti gjerman i supermarketeve do të investojë në Shqipëri 105 mln euro. Çfarë parashikon projekti me 2500 të punësuar

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga  Flutura Açka

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga Flutura Açka

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Lajme Kronikë

Arrestimet e SPAK: vijon zbardhja e dosjeve, 12 mijë euro për një të burgosur, 2000 euro për një operacion

nga MetropolPost
13 Shkurt, 2021
në Kronikë, Lajme, Vendi
Arrestimet e SPAK: vijon zbardhja e dosjeve, 12 mijë euro për një të burgosur, 2000 euro për një operacion
3
SHPERNDARJE
85
SHIKIME

Janë thelluar më tej hetimet e Prokurosisë së Posaçme, SPAK, e cila, dy ditë më parë arrestoi 4 punonjës të Gjykatës së Krujës, mes së cilëve edhe gjyqtaren Enkelejda Hoxha, si dhe dy punonjës të QSUT-së, njëri prej të cilëve shefi i Kardiologjisë, dr. Edvin Prifti, duke u hapur kështu udhë hetimeve për korrupsion në sistemin e drejtësisë e në atë shëndetësor.

Njoftimi i SPAK-ut

Më datë 11, SPAK njofton arrestimin e katër presonave në gjykatën e Krujës dhe të tri të tjerëve në QSUT, dalë nga hetimet e kryera mbi veprimtarinë e paligjshme të të parëve. Ndër të arrestuarëve nga Gjykata e Krujës,  përmenden Enkeleida Hoxha – gjyqtare, Aldo Tabaku – avokat, Manuela Mallakuçi – sekretare, Shkëlqim Korbi – ekspert psikiatriko – ligjor, të cilët, në këmbim të përfitimeve, u ulnin dënimin ose lironin të burgosurit që vuanin dënimin në burgun e Krujës. Falë hetimeve të këtij procedimi, thuhet në njoftimin e SPAK- të datës 11 ,  u bë e mundur të evidentohej një skemë e mirëfilltë kriminale, sipas së cilës persona të dënuar që vuanin dënimin në burgun e Fushë – Krujës, përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimit të parregullt. Të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku dhe ky i fundit, falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeleda Hoxha, mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave të dhëna si përfitim i parregullt.

Hetimi ka provuar se gjithë kjo bëhej kundrejt përfitimit të parregullt të shumave të konsiderueshme në Euro, që shkonin nga 6 deri 12 000 euro. Në këtë skemë të kundraligjshme ishte përfshirë dhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuçi, e cila në një rast ka siguruar kundrejt marrjes së përfitimit të parregullt, që kërkesa e të dënuarit të kalonte për shqyrtim tek gjyqtarja Enkelda Hoxha. Ndërkohë gjatë hetimeve është provuar se i hetuari Shkëlqim Korbi ka konsumuar elementët e veprës penale “ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal.

Ndërkaq, sqaron në njoftimin e tij, SPAK-u nga të njëjtat hetime, në skenë ka dalë edhe një tjetër skemë korrupsioni, kësaj radhe në QSUT, ku të përfshirët janë dy, Edvin Prifti, mjek kardiokirurg dheTrendafile Frangu, infermiere, ndaluar nga SPAK me motivacionin ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’

Gjatë hetimit,  thuhet në njoftimin e SPAK, ka rezultuar gjithashtu edhe se e hetuara Manuela Mallkuçi i ka dhënë drejtpërdrejt përfitim të parregullt shtetasit Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion mamanë e saj. Në këtë skemë të kundraligjshme janë përfshirë dhe shtetaset Trendafile Frangu dhe Migena Skenderi, të cilat kanë konsumuar elementët e veprave penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal.

DOSJET  HETIMORE

Sipas atyre që janë bërë publike në media mbi dosjen hetimore të gjyqtares Enkeleda Hoxha, thuhet se ajo vepronte në bashkëpunim me avokatin Aldo Tabaku, me të cilin supozohet se kishte marrëdhënie më të ngushta se ato të punës. Qe ky i fundit që lidhej me familiarët e të burgosurëve, i cili u sugjeronte të zgjidhnin Enkeledën për gjyqtare të çështjeve përkatëse, e cila më pas, ose ulte vitet e burgut, ose i lironte në këmbim të shumave 12-15 mijë eurove.

Në dosjen hetimore, sipas raportimeve, përfshihen edhe një sërë fotosh të avokatit Tabaku me familjarët e të burgorsurëve, e po ashtu, edhe foto të Aldos me Enkeledën, teksa bëjnë pazar së bashku, apo tek shkojnë tek banesat e njëri-tjetrit.

Ndërkaq, në banesën e kardiokirurkut Edvin Prifti, SPAK-u, sekuestroi 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë të vjetra. Qe pikërisht gjendja e rënduar e nënws së së kryesekretares së Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkucit, ajo që nxori në pah edhe korrupsionin e doktorit.

Në dosjen e SPAK-ut për këtë çështje, lexohet: Në datën 09.02.2021, ora 10:15. në zbatim të vendimit të Prokurorit, policia gjyqësore ka kqyrur dhe marrë me cilësinë e provës materiale kartelën mjekësorë të shtetases Besnike Mallkuçi. Nga kjo kartelë rezulton se shtetësja Besnike Mallkuçi është shtruar në spital në datën 06.07.2020, ora 09:20. me shënimin “urgjent” dhe ka dalë nga spitali në datën 15.07.2020. Gjithashtu, referuar kartelës mjekësore rezulton se mjeku përgjegjës për këtë paciente ka qenë pikërisht doktori kardiokirug Edvin Prifti. Gjatë kohës që Policia Gjyqësore po kqyrte dhe merrte kartelën mjekësore të shtetases Manuela Mallkuçi, i hetuari Edvin Prifti telefonon shtetasen Trëndafile Frangu (File) dhe i kërkon Files që të shkojë t’a takoje (biseda realizohet në datën 09.02.2021, ora 10:25).

Ndërkohë që në datën 09.02.2021, ora 10:23 Emanuela Mallkuçi, ka biseduar me nënën e saj ku ndër të tjera i thotë se e kishte marrë Filja në telefon, e cila i ka treguar kishte shkuar SPAK-u he po verifikon Edvinin dhe ka kërkuar dosjen e mamasë tënde. Në këtë bisedë, Manuela ulet shumë e shqetësuar dhe duket se bien dakort që të mos thonë asnjë gjë në lidhje me dhënien e parave në orën 10:57, të datës 09.02.2021, doktori Edvin Prifti telefon i shqetësuar Filen, dhe i kërkon që të shkojë t’a takojë sërish në zyrë. Në orën 11:22, të datës 09.02.2021, Trëndafile Frangu të cilës, ndër të tjera i shpjegon se e kishte kërkuar Edvini dhe e kishte pyetur për një kartelë të marrë sot. Në këtë bisede dy bashkëbisedueset flasin se doktori ka shumë para etj, etj”, thuhet në dosje.

Pjesë nga biseda mes Manuelës, kryesekretares së Gjykatës Krujë, dhe mikeshës së saj, të cilat bisedojnë për shumat që do t’i japin mjekut Edvin Prifti

Migena: El ngjo nesër

Manuela: Hë hë

Migena: Merr ato rekomandimet sot, nesër me e shtru n’tet e gjysëm mamin a kupto

Manuela: Ëhë me e shtru?

Migena: Po, po me e shtru, me shku të dyja ne shkojm te doktori

Manuela: Po

Migena: Merri t’I kesh me vete (për paratë)

Mignea: Do pysim tak e tak masanej nëpër spital një javë e di vetë ti mo, me pes mijë lekshe me dhjet mijë lekshka me gjona të tjera e di vet

Manuela: Po, po, sido që të jetë flasim bashkë

Migena: Ne motra ime, merri me vete ato nesër që t’i kopsisim kët, t’ia fsuim ktij në zarf se me Fadilin ja kam fut motra jote përpara kohe se

Manuela: Po mirë, pra sa duhen. Sa t’I jap?

Migena: Unë I kam fut dy

Manuela: Dy okej shpirt, mirë, mirë

Migena: Dy mij, a kupto Genën?

Manuela: Dy million, po

Migena: Unë po them I kena pas dhon dy mirë euro ne

Manuela: S’I kam euro unë, I kam kështu lekët tona

Migena: Ne kshtu, ta pys iher atë, po nejse ti merri me vete ato, nji pesqinçe ja japim kësaj, t’tjerat pastaj si t’shkoj spitali

Manuela: Po pra, m’thuj

Migena: S’ke pse me fut mo, a e kupto, ne i vum dy mijë euro atij që ja futëm në zarf

Manuela: Po mirë po i bëj euro

****

Manuela: Ej, m’ka thon nesër me e shtru ai

I afërmi i saj: Nesër e?

Manuela: Po do t’shkoj me Genën, do t’i japim lekët në dorë

I afërmi: Po mirë

Manuela: Kupto, ee nji mij euro gjejm po se dy mij euro do me ja dhon direct Gena, do tja fusim bashk n’dor atij Edvinit, se do t’shkojm direkt te doktori

I afërmi: Po, po, po

Manuela: Po du du nji mij euro tjera, kujt t’i bijm në qaf

I afërmi: Me I thoni Sabait ai

Manuela: Kujt Saba

I afërmi: Sabait halls, he se i kena dhe ato thuj borxh, ktu, ktu thuj, a mo si them gjo moms, hajde thuj vet

Manuela: Mos i thuje njiher, mos i thuj. Kur t’vi un mos i thuj, mir

I afërmi: Po mir

Tags: arrestimegjyqtarja Enkeleda Hoxhakorrupsionmjeku kardiokurirg Edvin PriftiProkuroria e Posacmesistemi i drejtesisesistemi i shendetesiseSpak
Shkrimi Paraardhës

Covidi i merr një prej gazetareve më jetëgjata të terrenit, vlonjates Zenepe Luka

Shkrimi Pasardhës

Shuhet në moshën 78 vjeçare aktori dhe regjisori Andon Qesari

Shkrime të Tjera

Operacioni “Ura”/ Ja cilat biznese e prona janë sekuestruar
Vendi

Operacioni “Ura”/ Ja cilat biznese e prona janë sekuestruar

21 Maj, 2025
Operacioni “Ura”, prokurori Mara: “Janë ekzekutuar 42 masa sigurie. Sekuestrimet në Vlorë e në Durrës”
Vendi

Operacioni “Ura”, prokurori Mara: “Janë ekzekutuar 42 masa sigurie. Sekuestrimet në Vlorë e në Durrës”

21 Maj, 2025
SPAK, Dumani: Banda e goditur, një nga grupet më të rrezikshme kriminale
Vendi

SPAK, Dumani: Banda e goditur, një nga grupet më të rrezikshme kriminale

21 Maj, 2025
Drogë, shpërdorim detyre dhe pastrim parash: 52 arrestime mes Italisë dhe Shqipërisë
Vendi

Drogë, shpërdorim detyre dhe pastrim parash: 52 arrestime mes Italisë dhe Shqipërisë

21 Maj, 2025
ZHURMA ELEKTORALE/ SPAK kthen sytë nga Zegjineja, por nuk gjen gjë për ta bllokuar
Lajme

ZHURMA ELEKTORALE/ SPAK kthen sytë nga Zegjineja, por nuk gjen gjë për ta bllokuar

6 Maj, 2025
Seancë publike për gazetarin Elton Qyno. Avokati Dorian Matlija fton gjithë gazetarët të jenë të pranishëm:  “Kjo është edhe beteja juaj”
Lajme

Seancë publike për gazetarin Elton Qyno. Avokati Dorian Matlija fton gjithë gazetarët të jenë të pranishëm: “Kjo është edhe beteja juaj”

6 Mars, 2025
Audio e re e seancës në GJKKO, Olsi Dado-Veliajt: Gënjeshtar patologjik. Do të bëj një surprizë! Gjyqtari i tërheq vëmendjen
Lajme

Audio e re e seancës në GJKKO, Olsi Dado-Veliajt: Gënjeshtar patologjik. Do të bëj një surprizë! Gjyqtari i tërheq vëmendjen

25 Shkurt, 2025
Gjykata e Strasburgut i jep të drejtë Thoma Gëlliçit: arrestimi i tij i paligjshëm
Lajme

Gjykata e Strasburgut i jep të drejtë Thoma Gëlliçit: arrestimi i tij i paligjshëm

25 Shkurt, 2025
Editorial/ Dado-Veliaj dhe debati shterpë ku është fokusuar opinioni publik. Nga Albana N. Lekaj
Editorial

Editorial/ Dado-Veliaj dhe debati shterpë ku është fokusuar opinioni publik. Nga Albana N. Lekaj

4 Mars, 2025

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Bezos-Sanchez, etapat e një dashurie lindur nga një skandal

    Bezos-Sanchez, etapat e një dashurie lindur nga një skandal

    3 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • “Katër masa shpirti” dhe një intervistë për të kuptuar. Bisedë me Albana Kozelin, regjisoren e dokumentarit mbi figurën e Kujtim Laros.

    4 shpërndarje
    Share 2 Tweet 1
  • Kush ka mesatare 6.5 mund të bëhet gazetar ose përkthyes. Ministrja Kushi bën me dije vendimin

    13 shpërndarje
    Share 5 Tweet 3
  • “Tallen se nuk kam diplomë universiteti. Nuk mundesha, më duhej të punoja”. Kush është Giorgia Meloni që merr në dorë fatet e Italisë

    7 shpërndarje
    Share 3 Tweet 2
  • ÇUDIA/ Vora nuk ka çerdhe publike, ankohen nënat e reja

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0

Lajmet e fundit

Samiti i NATO-s në Hagë, marrëveshja për 5% e PBB-së/  Çfarë thotë dokumenti i përbashkët

Samiti i NATO-s në Hagë, marrëveshja për 5% e PBB-së/ Çfarë thotë dokumenti i përbashkët

27 Qershor, 2025
NATO-JA/ Ja pse Spanja i tha jo 5%  për shpenzimet ushtarake. Arsyet e Sanchezit dhe përplasja me Trumpin

NATO-JA/ Ja pse Spanja i tha jo 5%  për shpenzimet ushtarake. Arsyet e Sanchezit dhe përplasja me Trumpin

27 Qershor, 2025
Bezos-Sanchez, etapat e një dashurie lindur nga një skandal

Bezos-Sanchez, etapat e një dashurie lindur nga një skandal

27 Qershor, 2025
Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës në Ballkanin Perëndimor. Shkak korrupsioni brenda qeverive

Donald Trump zgjat me 1 vit gjendjen e emergjencës në Ballkanin Perëndimor. Shkak korrupsioni brenda qeverive

24 Qershor, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In