E enjte, 25 Qershor, 2026
Lajme

Arrestimi i Veliajt, reagon Basha: “Përshëndes SPAK-un…

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kreu i PD-së Lulëzim Basha ka reaguar me një status pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj.

“Nën drejtimin e Erion Veliajt dhe me mbështetjen e Edi Ramës, Bashkia e Tiranës u kthye në një vatër korrupsioni dhe në lavatriçe të parave të pista, në shërbim të një grushti të vogël njerëzish, jo të qytetarëve.

Përshëndes vendosmërinë e SPAK për t’i shkuar deri në fund aferave korruptive dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, që shkatërron mirëqenien e familjeve shqiptare.

E teksa numri i bashkëpunëtorëve të ngushtë të Edi Ramës, që popullojnë sot bankat e të akuzuarve vetëm rritet, për çdo shqiptar është e qartë, se kryeministri ose është i paaftë për t’u përballur dhe për të ndaluar korrupsionin, që vetëm ai nuk e ka parë në këto vite pranë tij, ose është bashkëpunëtor i të korruptuarve në vjedhjen e miliarda eurove.

Në të dyja rastet ai duhet të largohet.

Fundi i pandëshkueshmërisë është fundi i tranzicionit në Shqipëri!”, shkruan Basha në reagimin e tij.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top