E premte, 5 Qershor, 2026
Lajme

Emisioni “Stop” publikon mesazhet që e ndjera i kishte nisur Tires. Lutje për ilaçe e bukë

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Emisioni “Stop” ka publikuar sot të tjera detaje të rënda nga rasti i sanitares Tire Alldervishi, që i mori 8 milionë lekë të vjetra vajzës së pacientes që vdiq nga koronavirusi, me qëllim që t’i shërbente.

Nga mesazhet e publikuara, kuptohet qartë që e ndjera është lutur për bukën e gojës, pa marrë në këmbim as shërbimin më të vogël. Sipas emisionit “Stop”’, në datën 6 Dhjetor në mëngjes, e ndjera i drejtohej Tires: “Të hënksha m…, hajde 1 sekondë”.

45 minuta më vonë, Tirja nuk ishte dukur, dhe ajo e kërkonte sërish me dëshpërim: “O Tire, hajde të hënksha m****. Ku je? Hajde”.

 “A e takove Anin”, vijonte më tej, me shpresën se lekët e dhëna nga e bija, do ta bënin Tiren të vinte e t’i shërbente.

Në 12 Dhjetor, në orën 09:30 të mëngjesit, pacientja që vuante edhe nga diabeti, ende nuk kishte ngrënë mëngjes dhe i lutej Tires sikur t’i kishte shpirtin në dorë.

“O Tire, po më dridhet trupi për bukë. Po më bie diabeti, hajde shpejtë”.

Pas gjysmë ore, pacientja sërish e pangrënë, i përgjërohet sanitares Tire Alldërvishi. “Të thashë më jep çik bukë, më ike”.

Më 13 Dhjetor në drekë, sërish lutje për vaktin e radhës: “Kur do të ha bukë. S’ma bërë insulinën, të lutem hajde pak. O Tire hajde pak të lutem”.

Pesë ditë më pas, më 15 Dhjetor në mëngjes, e ndjera i drejtohej sërish asaj që e paguante për t’i dhënë një copë bukë: “Pse më tradhtove? Jam keq. Më kthe përgjigje”. Por Tirja, që thoshte se pacienten e kishte teze, mjaftohej t’i thoshte: “Mirëmëngjes teze. Jam në shtëpi, jo në punë”.

Në këtë pikë, komunikimi bëhet gjithmonë e më i dëshpëruar, pasi edhe pacientja po jetonte fundin e saj: “Të du shumë, hajde pak. Hajde më jep pak ujë. A je në punë? Hajde më vrit me duart tuaja dhe ik”.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top