E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Opinion

Vaksinat Covid-19: Nuk është ar çdo gjë që shkëlqen!

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

\n\n

nga Dr. Ilir Alimehmeti, epidemiolog klinik

Miqtë e mi, shprehjes së mësipërme nuk i shpëtojnë dot as vaksinat kundër SARS-CoV-2. Në publikimet e tyre mediatike, të dyja firmat (Pfizer dhe Moderna) kanë ofruar me të madhe vetëm pjesën shkëlqyese të medaljes, efektin relativ. Në fakt, për popullatën dhe mjekët, efekti i rëndësishëm është ai absolut. Le ta përllogarisim së bashku për ta pasur kuadrin më të qartë.

Do të marrim fillimisht rastin e vaksinës së Pfizer, pasi ka dhënë shifrat më të larta dhe deklaron se praktikisht është në përfundim të fazës së tretë klinike, ndërkohë që të dhënat e Modernës janë vetëm paraprake.

Të dhënat e deklaruara nga Pfizer (linku është në publikimet e mëparshme):

~22.000 pacientë të vaksinuar;

8 raste infektimi në periudhën e vëzhgimit;

1 rast infektimi në gjendje të rëndë.

2.000 pacientë të pavaksinuar (placebo);

152 raste infektimi në periudhën e vëzhgimit;

7 raste infektimi në gjendje të rëndë.

EFEKTIVITETI I DEKLARUAR = 95%

Në krahun e vaksinuar raporti i të infektuarve (attack rate) është:

8 / 22.000 = 0.000364 = 0.0364%

Në krahun e pavaksinuar raporti i të infektuarve (attack rate) është:

152 / 22.000 = 0.006909 = 0.6909%Risku relativ (RR – relative risk) i vaksinimit: RR = 0.000364 / 0.006909 = 0.053 = 5.3% Efektiviteti i vaksinimit: 100% – 5.3% = 94.7% (deklarimi i rrumbullakosur është 95%)

Por shifra që na intereson më shumë të gjithëve është NNV (number needed to vaccinate).

Sqarim:(NNV është numri i personave që duhen vaksinuar në mënyrë që të evitohet një infektim i vetëm.)

Së pari përllogarisim diferencën e riskut (RD – risk difference): 0.006909 – 0.000364 = 0.006545 = 0.6545% Pra, secilit nga ne na ulet risku i infektimit me 0.6545% (rrumbullakosur 0.7%) nëse vaksinohemi, ose e thënë e ndryshe kemi mundësi të infektohemi 99.3455% (rrumbullakosur 99.3%).

NNV = 1 / 0.006545 = 152.79 (rrumbullakosur 153).

Pra: Duhen vaksinuar 153 vetë që të evitojmë 1 infektim të vetëm nga SARS-CoV-2. (Pfizer)

Po të përsërisim të njëjtat llogari për rastet e rënda gjejmë se: Duhen vaksinuar 3663 vetë që të evitojmë 1 infektim të vetëm të rëndë nga SARS-CoV-2. (Pfizer)

Po të përsërisim llogaritë për të dhënat paraprake të Modernës (8 raste në krahun e vaksinuar dhe asnjë i rëndë, dhe 86 raste në krahun e pavaksinuar me 11 raste të rënda) që është studiuar mbi 30.000 persona gjejmë se: Duhen vaksinuar 176 vetë që të evitojmë 1 infektim të vetëm nga SARS-CoV-2. (Moderna) Duhen vaksinuar 1364 vetë që të evitojmë 1 infektim të vetëm të rëndë nga SARS-CoV-2. (Moderna).

Kjo është situata e deritanishme e vaksinave.

KUJDES:Nguti i madh i raportimit të të dhënave në media dhe jo në organe zyrtare dëmton saktësinë e raportimit përfundimtar zyrtar për disa arsye:

Së pari, periudha e studimit nuk ka përfunduar dhe, mendohet/shpresohet, se këto shifra do të jenë më të favorshme në përfundim.

Së dyti, rastet e rënda duan disa ditë/javë për t’u zhvilluar dhe kërkuesit thjesht nuk e kanë pritur këtë kohë.

Dhënia vetëm e vlerës së efektivitetit (vlerë e vërtetë) ka pasur vetëm efekt mediatik dhe në bursa. Kaq!

Dhënia e vlerës së NNV ka vlerë në shëndetin publik.

Jo më kot, Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së u shpreh se “…vetëm vaksina nuk mjafton…”!

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top