• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E premte, 9 Qershor, 2023
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Analiza
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Hetimi
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Vendi
    “Akuzat që rëndojnë mbi Dakon janë “Shpërdorim detyre”/ Flet avokati

    Arrestimi i Dakos, Berisha/ “Rama bllokoi ekzekutimin e vendimit…”

    Fletë-arresti për Dakon? Burime të sigurta thonë po

    Lumturi Blloshmi, artistja që mposhti të parathënën

    Nga Prof. Çapajev Gjokutaj: “Inteligjenca artificiale në shqip, do vazhdojë të dërdëllisë edhe për shumë kohë si e ëma e Zeqos…

    LAJMI I FUNDIT/ Aksident me tri të plagosur në “Rrugën e Elbasanit”

    Përjashtimi i deputetëve dhe ministrave nga rritja e menëjherëshme e pagës/ Rama: “Nuk e votoj, po nuk u bë për të tërë”

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    Genc Pollo për incidentin himariot: “Precedent shumë i rrezikshëm në shtetin shqiptar”

    “Mos i besoni internetit, miq!”, nga Çapajev Gjokutaj

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Program-shkrues,  a keni menduar ndonjëherë si do ta angazhoni diasporën shkencore? Nga Irena Beqiraj

    “Autobuzi falas i Belos” nga Irena Beqiraj

    “Prokuroria, policia dhe rasti i Diana Bahçesë”, nga av. Dorian Matlija

    “Që një burrë të jetë ekonomikisht më i vlefshëm se gratë, duhet të jetë në rangun e Elon Musk ose Jeff Bezos”, nga Klodian Tomorri

    Bibliotekë shkolle me libra edhe nga hedhurinat/ Botimet “Dituria” gëzojnë fëmijët e “Ndoc Mazi”-it me 140 tituj të rinj. Nga Albana Nexhipi Lekaj*

    Situata e sajuar feministe në BBV/ Erminona Lekbello plas të vërtetat troç, skualifikohet nga produksioni

    “Mesi është shqiptar!” Satirë nga Lutfi Dervishi

    “Patronazhistët e ekraneve…”, nga Lutfi Dervishi

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Opinion

Lumturi Blloshmi, artistja që mposhti të parathënën

nga MetropolPost
28 Nëntor, 2020
në Opinion
Lumturi Blloshmi, artistja që mposhti të parathënën
5
SHPERNDARJE
153
SHIKIME

nga Çapajev Gjokutaj

Covidi rrëmbeu dje edhe Lumturi Blloshmin. Në shumë nga njoftimet e përzishme, që mediat përcillnin, përmendej se kritika e ka pasë quajtur ‘Frida Khalo shqiptare’. Vështirë se në krijimtarinë e këtyre dy artisteve gjen shumë gjëra të përbashkëta në rrafsh stilistik apo qoftë edhe në frymë a në motive. Po të kërkoje me këmbëngulje, mund të vije re se të dyja operonin jo pak me elementë autobiografikë.Megjithatë, krahasimi qëndron fort e rezulton i gjetur në një tjetër aspekt. Si Frida Khalon edhe Lumturi Blloshmin jeta i vuri para një beteje të vështirë: të luftonin fatkeqësinë personale e të triumfonin mbi pengesa të pakapërcyeshme në dukje.Khalos iu desh që gjithë jetës të luftonte gjymtimin nga polio e më pas nga një aksident automobilistik. Në vend të dergjej e bllokuar nga paraliza e këmbës dhe nga dhimbjet e padurueshme të shtyllës kurrizore, guxoi t’i kthehej pikturës, pasionit të fëmijërisë dhe me këtë profesion të ri, arriti të njihej e vlerësohej në rrafsh ndërkombtar.

Goditja që fati i rezervoi Lumturi Blloshmit qysh në fëmijërinë e hershme ishte shumë më penguese se handikapi i Frida Khalos. Piktorja jonë gjatë gjithë jetës në vazhdim nuk mund të dëgjonte, kurse të folurin e kishte të penguar. Thënë ndryshe, fati i tha Lumes: hiqu mënjanë në hallin tënd, jeta publike kërkon komunikimin me tjetrin e komunikimi pa dëgjuar dhe me të folur të vështirë është i pamundur, shumë – shumë mund të synosh të përcjellësh nevojat bazike në një rreth familjar.

Thonë se truri i njeriut ka veti që një shqisë të dëmtuar ta kompesojë duke stimuluar zhvillimin mbi normalen të një shqise tjetër. Të verbërit si rregull kanë shqisë dëgjimi më të mprehtë e në një pjesë të mirë të rasteve edhe vesh muzikor. Shurdhmemecët kompesohen me një mimikë tejet shprehëse. Pamjet epike të papërsëritshme të Iliadës lidhen me verbërinë e Homerit, atë që i ishte mohuar syrit, bardi antik e kompesonte me vështrimin e imagjinatës. Shurdhimi në mos e ndihmoi, të paktën nuk e pengoi Bethovenin të kompozonte disa nga kryeveprat e tij, përfshirë dhe simfoninë e nëntë. S’është çudi që edhe në rastin e Blloshmit, humbja e dëgjimit të ketë mprehur aftësinë për të tejparë ngjyra, linja, ritme të lëvizjes. Por inteligjenca në kapjen e detajeve, qasjet ironike e sarkastike nuk mund të arriheshin pa ndërmjetësinë e kulturës verbale, kultrë që Blloshmi e arriti me punë e vullnet jo të zakonshëm.

Me një aftësi prej titani, Lumturi Blloshmi e vuri poshtë handikapin e lindur dhe përmes artit të saj arriti të komunikonte mjeshtërisht me një publik të gjerë, jo për të përcjellë informacione rutinë të përditshmërisë, por për të na dalë krahë që të zbulojmë lirizmin e ngjyrave në pejsazhe e natyra të qeta dhe pastaj për të shijuar edhe gjykimin e mprehtë, humorin e hollë dhe ironinë e zgjuar në tablotë dhe instalacionet e pasviteve ‘90.

Fati e destinoi të merrte e të jepte në një rreth të kufizuar, falë talentit, pasionit dhe punës këmbëngulëse, arriti të hynte në panteonin kombëtar të mjeshtrave të vetëshprehjes. Ç’më duhen këmbët kur kam krahë të fluturoj, tha dikur Khalo. Ç’më duhen dëgjimi dhe e folura rrjedhshëm kur kam penelin dhe vullnetin e pamposhtur për të zbuluar të bukurën dhe për t’ua percjellë bashkëkombësve, thotë e, pas gjasash do të thotë gjatë Lumja jonë.

Tags: Capajev gjokutajLumturi Blloshmi
Shkrimi Paraardhës

Modë dhe shpirt: Anna Nina, tendenca të reja në stilimin e fustaneve

Shkrimi Pasardhës

Horoskopi 30 nëntor-6 dhjetor, Dashi-Demi-Binjakët

Shkrime të Tjera

“Mos i besoni internetit, miq!”, nga Çapajev Gjokutaj
Opinion

“Mos i besoni internetit, miq!”, nga Çapajev Gjokutaj

27 Prill, 2023

Ndërlidhu

https://youtu.be/QWZhDpgBxE4
VIDEOJA E DITES

Më të lexuarat

  • 2023-shi, një ekonomi globale në recesion? Intervistë me z. Ardian Lekaj, ekspert ekonomie*

    2023-shi, një ekonomi globale në recesion? Intervistë me z. Ardian Lekaj, ekspert ekonomie*

    6 shpërndarje
    Share 2 Tweet 2
  • Virusi gojë-këmbë-dorë që po qarkullon aktualisht tek fëmijët/ Çfarë duhet të kenë kujdes prindërit? Pediatrja Ilsa Mula Kraja shpjegon

    86 shpërndarje
    Share 34 Tweet 22
  • KQZ-ja zgjedh modelin e fletës së votimit. Ja si do të jenë për çdo qark

    7 shpërndarje
    Share 3 Tweet 2
  • “Mos i besoni internetit, miq!”, nga Çapajev Gjokutaj

    4 shpërndarje
    Share 2 Tweet 1
  • Leksikografit Ferdinant Leka për 7 mars, nga prof.dr. Diana Kastrati

    3 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1

Lajmet e fundit

“Akuzat që rëndojnë mbi Dakon janë “Shpërdorim detyre”/ Flet avokati

“Akuzat që rëndojnë mbi Dakon janë “Shpërdorim detyre”/ Flet avokati

7 Qershor, 2023
Arrestimi i Dakos, Berisha/ “Rama bllokoi ekzekutimin e vendimit…”

Arrestimi i Dakos, Berisha/ “Rama bllokoi ekzekutimin e vendimit…”

6 Qershor, 2023
Fletë-arresti për Dakon? Burime të sigurta thonë po

Fletë-arresti për Dakon? Burime të sigurta thonë po

6 Qershor, 2023
Për të tërë ata që s’mund të mbajnë një dietë fikse/ Ja ç’duhet të konsumojnë

5 Qershor, 2023
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In