E martë, 26 Maj, 2026
Bota

5000 njerëz nën kujdes intensiv, Franca mbyllet e tëra për herë të tretë

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, ka propozuar sot mbylljen për herë të tretë të të gjithë vendit, për shkak të numrit të lartë të të shtruarëve në spital prej covid-19.

Në fjalën e tij, Macron kërkoi mbylljen e shkollave të paktën për tre javë, mbylljen e dyqaneve jo të domosdoshme dhe moslejimin e të shkuarit më larg se 10 kilometra, pa arsye të qenësishme.

Macron e cilësoi situatën si kritike, dhe u shpreh se ‘nëse nuk marrim masa që tani, do humbasim kontrollin’.

Franca është duke përballuar aktualisht një pik me mbi 5000 njerëz në terapi intensive.  Deri më tani, ajo ka rregjistruar mbi 4,6 milionë rastesh koronavirus, dhe 95.495 të vdekur.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top