E premte, 12 Qershor, 2026
Bota

“T’i kundërvihemi rritjes së Kinës”. Biden propozon paketën për rimbëkëmbjen e Amerikës

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Jo më larg se sa dje, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka kërkuar qeveisë  të rimodelojë  ekonominë më të madhe të botës e t’i kundërvihet rritjes së Kinës, duke propozuar një paketë mbi 2 trilionë dollarëshe, propozim i cili u prit me një rezistencë të menjëherëshme politike.

Ky propozim, do t’i nxiste shumëkombëshet amerikane drejt punësimit të miliona amerikanëve, për ndërtimin e infrastukturave rrugore, po ashtu për përballimin e ndryshimeve  klimaterie, si dhe fuqizimin e shërbimeve njerëzore, fjala vjen ndihmën ndaj të moshuarëve.

Është një investim unikal për Amerikën, u shpreh Bideni në Pitsburg, ndryshe nga ç’kemi parë apo kemi bërë.  Është i madh, po, i guximshëm po, mund ta bëjmë!

Propozimi i dytë legjislativ i Bidenit brenda dy muajve në detyrë, synonte të mbështeste ekonominë amerikane, vënë poshtë prej pandemisë së koronavirusit. Ai premtoi se do të mbështeste edhe sindikatat dhe qendrueshmërinë e vendit ndaj ndryshimeve klimaterike, të dyja këto objektiva të liberalëve prej kohësh.

Një tjetër paketë ekonomike që Biden do publikojë në prill, mund t’i shtojë edhe 2 trilionë dollarë shumës së përgjithshme. Së bashku me ndihmat për koronavirusin hedhur së fundmi, rreth 1.9 trilionë dollarë, iniciativa për infrastrukturat e Bidenit, do t’i jepte qeverisë federale një rol që se ka pasur prej vitesh në ekonominë e Amerikës, duke kontribuuar kështu me 20% apo më shumë të prodhimit vjetor.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top