E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Bota

Makroni kritikohet për vaksinimin anti-covid

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kanë nisur kritikat ndaj presidentit francez Emmanuel Macron, për shkak se, sipas opozitës së vendit, vaksinimi i popullsisë po kryhet shumë ngadalë.  Deri në fillim të javës në Francë ishin vaksinuar në total rreth 350 njerëz,  pavarësisht se qeveria ka marrë 500.000 doa  nga vaksina Pfizer/BioNtech, një masë që pritet ta marrë cdo javë  të janarit.

Sipas medieve në vend, situata po krijon tejet presion ndaj presidentit Macron, dhe rrezikon të shpërthejë një tjetër luftë politike, mbi atë se si po e menxhon ai pandeminë.

Axel Khan, një gjenetik i njohur francez, e quajti fillimin e ngadaltë “një katastrofë”, duke fajësuar burokracinë e tepëruar qeveritare, ndërkohë që Akademia Kombëtare e Mjekësisë, shprehet se nuk ka më kohë për të humbur, duke kujtuar se në Francë vdesin nga virusi 300 persona në ditë.

Deri më tani numri i të vdekurëve në Francë është rreth 65.000 persona dhe, sipas të dhënave të John Hopkins,  Franca ka numrin më të lartë të humbjeve të jetës në Evropën Perëndimore.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top