E enjte, 28 Maj, 2026
Lajme

Dalai Lama dhe Greta Thunberg mbledhin shkencëtarët: të merremi me klimën

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Më 9 janar, nobelisti për paqen dhe lideri shpirtëror Dalai Lama, do zhvillojë një bashkëbisedim me aktivisten Greta Thunberg dhe një grup shkencëtarësh, për krizën klimaterike në botë. Takimi organizohet nga Mind & Life Institute dhe temat që do të diskutohen në të, do të variojnë nga pyjet, tek shkrirja e akullajave, e tek efektet e ndyshimeve klimaterike shkaktuara nga njeriu, të cilat bëjnë që të përshpjetohet ngrohja globale.

Në qendër të diskutimit do jenë një seri e re filmazh edukativë, “Climate Emergency: Feedback Loops”, rrëfyer prej aktorit Richard Gere dhe e tëra do të shfaqet në livestream.

Për të kontribuuar me eksperiencën e tyre shkencore, do jenë edhe Susan Natali, drejtoresheshë e programit arktitk pranë Woodwell Climate Research Center dhe William Moomaw, profesor emeritus i politikës ambientale ndërkombëtare, pranë Tufts University.

Sipas Mind & Life Institute, takimi do vërë në pak zbulimet më të fundit shkecore, domosdoshmërinë etike për të reaguar, dhe se çfarë mund të bëjmë të gjithë, për të ngadalësuar, ndaluar e madje edhe për të ndryshuar, ndikimin shkatërrues të  cikleve të reagimeve mbi klimën.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top