E enjte, 28 Maj, 2026
Lajme

“Sharabajgë, pse me ty do merremi!”/Stop publikon momentin kur edukatorja i thyen këmbën 3 vjeçares

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kanë qenë tronditëse pamjet e transmetuara sot nga emisioni “Stop”, ku shquhet qartë se ka qenë pikërisht edukatorja ajo që ia ka thyer femurin e këmbës 3 vjeçares në kopshtin “Stinët” në Tiranë.

\n\n

Nga pamjet e transmetuara, dëgjohet qartë edukatorja që me një ton të neveritshëm e të papërshtatshëm për një foshnje, i drejtohet të miturës, duke i thënë se nuk do merren me të mëngjes, drekë, darkë, duke e cilësuar madje edhe si “sharabajgë”.

\n\n

Ajo që të trondit më tepër, është edhe pashpirtësia e edukatoreve, të cilat, edhe pse e ndjenë kërcitjen që ndodhi në trup të foshnjës, edhe pse foshnja filloi e vazhdon të qante me të madhe, e lanë ashtu tërë ditën, derisa erdhi koha për t’u larguar nga kopshti.

Ajo që pret tashmë opinioni publik pas transmetimit të këtyre pamjeve, është dënimi maksimal i atyre edukatoreve, për sjelljen e rëndë, abuzimin me detyrën dhe dëmtimin ndoshta fatal të së miturës.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top