
Situata e zjarreve në Greqi duket se po rëndohet, duke e shpënë situatën në gjendje tejet kritike. Sipas mediave vendase, duket se flakët dhe pak mbërrijnë periferinë e Athinë, duke shkatërruar disa zona përgjatë gjirit të Korintit.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar atë që ka ndodhur: është katastrofë,” thotë një banor i Porto Germenos, që ndodhet rreth 60 km larg Athinës. Zjarret po shkatërrojnë disa zona përgjatë Gjirit të Korintit, ndërsa rreth 300 persona janë evakuuar nga deti.
Këto janë pasojat e temperaturave të larta që kanë përfshirë sërish Evropën, veçanërisht rajonin juglindor. Pas vatrave të zjarrit në Kretë dhe Paros gjatë ditëve të fundit, situata e emergjencës është zhvendosur në kontinent. Në Porto Germeno — një nga zonat më të goditura — u shpëtuan 12 banorë, ndërsa shtohen shqetësimet se zjarret mund të përhapen drejt kryeqytetit; një periferi pranë Athinës është evakuuar si masë paraprake.

