E martë, 26 Maj, 2026
Lajme

Maturantët në provim Letërsie, teza del onlajn

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Është publikuar në rrjetin social fejsbuk teza e Letërsisë së maturantëve, të cilët, ditën e sotme, e më saktë aktualisht janë duke dhënë ose thuajse sa kanë mbaruar provimin e Letërsisë.

Nuk dihet ende se kush e ka publikuar testin onlajn. Ajo që dihet është që u bë i disati vit radhazi, që testi i Letërsisë bëhet publik ndërkohë që nxënësit janë ende në provim, duke ngjallur  edhe reagime e debate të shumta.

Kujtojmë këtu testin e vjetshëm të Letërsisë, i cili provokoi një debat të madh publik, me pyetjen se çfarë bëri Turi mbi kanoe, debat që, me sa duket, pavarësisht elementit në diskutim, do rikthehet sërish.  

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top