E mërkurë, 27 Maj, 2026
Microgreen

Tartë me kungull (pumkin pie)

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Për 12 persona

Për bazën me diametër 24 cm, nevojiten:

Miell 00, 310 gr

Veze 1 kokërr

Sheqer, 15 gr,

Gjalpë i ftohtë, 160 gr

 Ujë i ftohtë 90 ml,

Kripë 4 gr,

Për kremin:  

Kungull dimri (tuli), 500 gr

Vezë, 2 kokrra

Sheqer, 150 gr

 Qumësht i kondensuar, 200 gr

 Kanelle pluhur, sipas dëshirës,

 Arrë myshk, sipas dëshirës

Për dekor:

Krem qumështi, 100 ml

E presim kungullin e pastruar nga lëkura në kubikë të vegjël, dhe e gatuajmë në avull, derisa të jetë gatuar plotësisht. E vendosim në një tas, e lëmë të ftohet komplet dhe ndihmën e një mikseri e bëjmë pure.

Në një tas, rrahim vezën me gjysmën e sheqerit, derisa  sheqeri të shkrijë. Shtojme sheqerin e mbetur, kanellën, arrën e myshkut, qumështin e kondensuar dhe i përziejmë mirë, derisa të bëhet një mase homogjene. E mbulojmë me qese kuzhine, dhe e lëmë të pushojë për 1 orë në frigorifer.

Ndërkohë përgatisim bazën, duke përzierë miellin, kripën dhe sheqerin. Shtojmë gjalpin e ftohtë, të prerë në kubikë të vegjël. E punojmë me majat e gishtërinjëve, që të mos e ngrohim shumë. Kur të jetë krijuar një masë e shkrifët dhe produktet të jenë lidhur me njëra-tjetrën, shtojmë gradualisht ujin e ftohtë dhe me pas vezën. E punojmë, derisa të krijohet një masë homogjene dhe e lëmuar. E mbështjellim me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për gati një orë.

Pas rreth 1 ore, hapim një petë me brumin e përgatitur, jo shumë të hollë, me diametër më të madh se ai i formës së pastiçerisë (mundësisht tavë me fund të çmontueshëm ). Me ndihmen e petësit, shtrojmë petën tek forma dhe me e ndihmën e një thike heqim tepricat e petës nga bordura e formës. Pastaj përziejmë kremin dhe e hedhim sipër petës.

E fusim në furrë të paranxehur në temperaturë 175 gradë, për 55 minuta.

Rrahim kremin e qumështit sa të bëhet një shkumë e qëndrueshme.

E heqim tartën nga furra, e lëmë të ftohet plotësisht, dhe e shërbejmë duke e shoqëruar me një lugë krem qumeshti.

Mund të ruhet deri në 3 ditë në frigorifer.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top