E hënë, 22 Qershor, 2026
Kosova

Takimi i radhës Kosovë-Serbi/ Priten tensione

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Krerët e Serbisë dhe Kosovës do të takohen ditën e sotme në Bruksel për të vazhduar bisedimet mbi zbatimin e një plani 11-pikësh të mbështetur nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyve.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell pritet të thërrasë takimin e nivelit të lartë mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ata pritet të miratojnë një deklaratë për personat e zhdukur dhe gjithashtu të diskutojnë draft-statutin e parë për krijimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe në Kosovë – dy çështje delikate për ish-armiqtë e luftës.

Takimi pason atë të  shkurtit, kur të dy liderët dhanë miratimin e heshtur të planit të sponsorizuar nga BE për t’i dhënë fund krizave politike disamujore, dhe  samitit të marsit në Maqedoninë e Veriut, ku Beogradi dhe Prishtina ranë dakord paraprakisht se si të zbatojnë planin.

Miroslav Lajcak, i dërguari i Borrelit për negociatat Beograd-Prishtinë, tha se takimi i së martës është “një hap vendimtar përpara dhe është e rëndësishme të shmanget çdo veprim që mund të përkeqësojë atmosferën”.


Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top