E martë, 26 Maj, 2026
Kosova

“Nisi takimi”/ Vuçiç poston foto nga takimi i sotëm me Borrellin

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka publikuar pak më parë , në instagramin e tij zyrtar, një foto nga takimi me Joseph Borrell ditën e sotme, me shënimin “Nisi mbledhja”.

Ditën e sotme më Bruksel janë zhvilluar bisedime mes kryeministrit Kurti dhe Joseph Borrellit, mbi pranimin e propozimit franko-gjerman, takime të cilat do të zhvilloheshin po ashtu edhe mes presidentit serb Vucic dhe kreut të punëve të jashtme të BE-së Joseph Borrellit.

Kujtojmë që ky takim vjen pas propozimit franko-gjerman për të neutralizuar marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë, një propozim për të cilin Serbia është shfaqur skeptike, për hir se duket se i hap udhën njohjes së pavarësisë së Kosovës prej saj.

Vetë kreu i Punëve të Jashtme të BE-së, Borrell, deklaroi pak kohë më parë në një intervistë për DË, se i ka ftuar të dy, si Kurtin ashtu dhe Vucicin në Bruksel më 27 shkurt, me shpresën që të dyja palët ta pranojnë propozimin franko-gjerman në përpjekje për ta stabilizuar marrëdhënien e tyre.

Deri më tani ende nuk dihet se cilat kanë qenë përfundimet e këtyre bisedimeve.

LEXO EDHE:

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top