E martë, 26 Maj, 2026
Kosova

Borrell deklaron që palët bien dakort ta zbatojnë marrëveshjen, Vuçiç: “Do ta mbajmë premtimin, Kosova dhe Metohia, pjesë e Serbisë”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Pas takimit të djeshëm në Bruksel me përfaqësuesin e Lartë të Punëve të Jashtme të BE-së Joseph Borrell, mes Aleksandër Vucicit dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, për t’u dakordësuar mbi propozimin franko-gjerman, për neutralizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ka reaguar ditën e sotme edhe presidenti serb Aleksandër Vucic, i cili përmes një video të publikuar në instagramin e tij, bën me dije se përmes saj “dëshiron t’u përgjigjet të tërë manipulatorëve politikë dhe mediatikë, që për dy thërrime, janë gati të shkelmojnë vendin e tyre”

“Po analizoj atë që ndodhi”, thotë mes të tjerave Vucic në videon e tij. “Luftuam në kushtet më të vështira të mundshme për të ardhmen e Serbisë, për vazhimin e investimeve në vendin tonë. Dhe do ta mbajmë betimin tonë dhe Kushtetutën e Serbisë, Kosovën dhe Metohinë si pjesë së Serbisë”.


Nuk dihet ende saktësisht se cila ka qenë marrëveshja e dakordësuar mes Kurtit dhe Vucicit, për shkak se nga sa deklaroi Borrell ditën e djeshme në deklaratën e tij për shtyp ajo do të publikohet sot, por Borrell theksoi se të dyja palët kishin rënë dakord me të, e se në mars do të kryenin një takim tjetër diplomatic mes palëve, për të saktësuar specifikat e zbatimit të saj/ MetropolPost.al

LEXO EDHE:

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top