E mërkurë, 27 Maj, 2026
Bota

Rusi: dhjetra-mijëra njerëz protestojnë për lirimin e Navalny-t

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Rreth 2000 njerëz janë arrestuar në gjithë vendin prej policisë ruse, për shkak se kishin dalë të plotestonin në mënyrë të paligjshme për lirimin nga burgu të Alexei Navalny-t, kundërshtarit dhe kritikut më të madh të Putinit në Rusi.

Aleatët e Navalny-t shpresonin se përmes tyre, mund ta detyronin Kremlinin ta lironte atë, por ende nuk është e qartë nëse protestat do arrijnë ta pengojnë qeverinë ta burgosë Navalny-n për të paktën një dhjetëvjeçar.

Në protestat e shpërthyera në mbarë vendin, nga Kaliningradi në Vladivostok, protestuesit u ndeshën me policinë, e cila hera-herës dukej sikur e humbiste kontrollin.

Pas arrestimit të protestuesëve, një komision hetues rus, deklaroi se kishte hapur një hetim  për  dhunën ndaj policisë.

Ndërkaq, sipas medieve të huaja, zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Rusi, ka dënuar dhunën ndaj manifestuesëve, duke e akuzuar Moskën se po shtyp të drejtat e rusëve për protesta paqësore.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top