E martë, 26 Maj, 2026
Bota

Rrezikon verbimin nga infeksioni në sy. 9 vjeçari po kalonte Covid-19

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Një djalosh 9 vjeçar në South Gloucestershire, ka rrezikuar verbimin gjatë festive të fundvitit, për shkak të një infeksioni të rëndë në sy, shkaktuar ndërkohë që ai kalonte covid-19.

Zaku, një nxënës i klasës së pestë, më 22 dhjetor nisi të ankohej se i dhimbte njëri sy, raporton BBC. Fillimisht e ëma nuk ia vuri veshin, por kur më pas situata nisi të përkeqësohej, ajo u konsultua në distancë me mjekun e familjes, përpara se të shkonte në Bristol Eye Hospital, ku djaloi u diagnostikua me një infeksion baterologjik të kavitetit okular, i cili nëse nuk kapet e kurohet në kohë, mund të shkaktojë edhe verbimin.

E ëma e djaloshit shprehet se shkak i këtij infeksioni, mund të ketë qenë edhe rënia e imunitetit prej Covid-19. Infeksioni, që mund të shkaktojë verbërinë, u shpreh ajo, mund të verifikohet pas çdo lloj sëmundjeje tjetër, por me shumë gjasa Zakut i është shkaktuar prej Covid-19.

Mjekët lokalë u shprehën se familja qe infektuar e tëra me virus dhe qe izoluar sipas udhëzimeve qeveritare.

Fillimisht ata i kishin dhënë djaloshit antibiotikë dhe disa kremra, por pasi e panë që ato nuk kishin pasur asnjë efekt, e kishin shtruar në spital, ku e kishin mjekuar duke i injektuar ilaçe në vena.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top