E martë, 26 Maj, 2026
Bota

Një tjetër variant i ri covid-19 tremb Anglinë. Frikë se mos vaksinat nuk janë efektive ndaj tij

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Një tjetër variant virusi covid-19 ka shqetësuar ditët e fundit Londrën, e cila ka nisur të ndërpresë apo të vendosë kontrolle të forta me Singaporin dhe Indinë, ku mendohet se edhe është hasur më tepër ky variant.

Sipas agjencisë për sigurinë shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar,  varianti i quajtur  B.1.1.529, është hasur edhe në  Botsëana e Hong Kong.

Sipas agjencisë së lajmeve Rojter, shkencëtarët janë duke zbuluar me tepër mbi këtë variant, identifikuar për herë të parë në fillim të kësaj jave, por duke goditur fuqishëm tregjet financiare, ku aksionet aziatike pësuan  rënien më të madhe të tri muajve të fundit, e të naftës, me thuajse mbi 3 %.

E alarmuar prej këtyre varianteve, Britania e Madhe ka ndaluar njëkohësisht fluturimet nga Afrika e Jugut, Namibia, Botsvana, Zimbabve, Lesotho ed Esvatini, dhe sot u kërkoi udhëtarëve britanikë që ktheheshin nga këto vende, të futeshin në karantinë.  

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top