E dielë, 31 Maj, 2026
Lajme

Rama komenton takimet elektorale të Bashës: “I ftoj qytetarët të mos tregohen tolerantë ndaj këtyre grumbullimeve pa shije”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, ka komentuar nga Apollonia e Fierit grumbullimet gjatë takimeve elektorale të kreut të PD-së, Lulëzim Basha, në të cilat,   në kundërshtim me  ligjin për grumbullimet, që ndalon qendrimin bashkë në një vend të më shumë se dhjetë perësonave,  janë shquar turma të mëdha njerëzish ngjitur dhe pa maska, të cilët  brohorisnin Bashën dhe thërrisnin  ‘Rama ik’.

Në fjalën e tij të shkurtër përpara prezantimit të kadidatëve të qarkut Fier, Rama i ftoi qytetarët të mos i toleronin të tilla grumbullime, për shkak se përveç betejës elektorale, populli shqiptar ka edhe një tjetër betejë më të madhe që duhet ta fitojë, atë me virusin  COVID-19.

Rama i cilësoi grumbullimet nëpër takimet elektorale të Bashës si grumbullime pa shije, të cilat të ndërmendnin fushatat e vitetve ‘90 të Partisë Demokratike, ku njerëzit hipnin nëpër makina e ulërinin në mbështetje të forcës së tyre politike.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top