E dielë, 7 Qershor, 2026
Lajme

Vrasja e të riut nga efektivi i policisë: reagon më në fund Rama

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka reaguar më në fund kryeministri i vendit Edi Rama, pas situatës së tensionuar në kryeqytet, për vrasjen e djaloshit 25 vjeçar Klodian Rasha, mëngjesin e 8 dhjetorit 2020.

Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo në këtë faqe. shkruan kryeministri në fejsbukun e tij.

Kujtojmë që shoqëria civile ka reaguar ndjeshëm ndaj kësaj ngjarjeje dhe ka protestuar deri vonë mbrëmë përpara institucioneve, në gjykimin e tyre përgjegjëse për vrasjen e djaloshit, duke kërkuar dorëheqjen e menjëherëshme të ministrit Sandër Lleshaj. Nuk dihet nëse kryeministri do ta marrë parasysh kërkesën e tyre. Ajo që dihet, është që nuk është hera e parë që shoqëria civile e adrson një kërkesë të tillë për ministrin Lleshaj.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top